Vozitësi i linjës 118 – i cili mbulon një pjesë të Barcelonës, Kiko Alvarez Garcia ka punuar shumë për tre dekada dhe tashmë ka arritur moshën e pensionit.
Së fundmi ai u largua për të bërë turnin e fundit, por nuk e priste që do ta befasonin udhëtarët.
Kur arriti në stacionin në periferi të Mas Sauro, pa një numër të madh vendasish, të cilët e përshëndetën me duartrokitje shoferin e tyre të preferuar.
Njerëzit vendosën të mblidheshin dhe ta falënderonin për “përkushtimin afatgjatë ndaj punës”, raporton USA News.
Avui difícilment veuràs res més bonic que això. La comunitat, veïns i veïnes del Mas Sauró, acomiadant el xòfer del bus de barri el dia de la seva jubilació. Així es teixeix la complicitat comunitària pic.twitter.com/je1yu3SgDt
— Joni D. (@JoniD14700776) February 19, 2024
Garcia filloi të qante i pushtuar nga emocionet ndërsa videoja u shpërnda shumë në rrjetet sociale.
Një nga pasagjerët, i cili shpesh udhëtonte me Garcian, shkroi një shënim të mrekullueshëm.
“Ai fitoi një lamtumirë të dashur sepse tregoi se është e mundur të punohet në një mënyrë tjetër. I la të moshuarit para shtëpive të tyre, në vend që në stacion, u jepte telefonin pasagjerëve nëse kishin nevojë të informonin dikë se do të vonoheshin”.
Garcia kishte rreth tetëdhjetë numra banorësh të periferisë së përmendur në telefonin e tij dhe nuk e kishte kurrë të vështirë të priste dikë apo të bënte një nder. /Telegrafi/