Milicit e përfshira në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Irak kanë kryer sulme hakmarrëse mbi burrat dhe djemtë në fshatrat përreth, tha organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.
Sipas saj, njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik janë poshtëruar publikisht, torturuar dhe rrahur.
Amnesty International tha se simpatizantët e Shtetit Islamik janë futur në kafaze të pulave dhe janë lënë në rrethrrotullime të lagjeve.
Ndryshe, sot është dita e 18-të e operacionit të forcave irakiane dhe kurde për rikthimin e Mosulit nga kontrolli i Shteti Islamik.
Shteti Islamik ka lëshuar një audio-mesazh, që thotë se vjen nga lideri i tij, Abu Bakr al-Baghdadi, dhe u bën thirrje luftëtarëve të vazhdojnë luftën kundër “armiqve të Zotit”. /Rel/