Portieri legjendar Gianluigi Buffon ka shpërfillur Cristiano Ronaldon kur emëroi lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.
Ish-portieri italian ka fituar pothuajse gjithçka që mund të fitohet në nivelet më të larta të futbollit dhe si rezultat ka ndarë fushën me disa prej yjeve më të mëdhenj.
Sidoqoftë, në atë që erdhi si një befasi për tifozët e futbollit, 46-vjeçari përmendi një emër që shkëlqeu në të njëjtën kohë si Messi dhe Ronaldo, por asnjëherë nuk arriti lartësinë e tyre, si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur.
Në një intervistë për Corriere della Sera para publikimit të librit të tij të ri, Buffon shpjegoi se në fakt ishte Neymar lojtari i cili ai beson se ishte më i forti gjatë karrierës së tij.
Dyshja kanë luajtur së bashku tek Paris Saint-Germaini mes viteve 2018 dhe 2019, aty ku italiani tentoi ta fitojë për herë të parë Ligën e Kampionëve.
“Kam luajtur për tri gjenerata. Si mund ta them këtë? Zidane, Ronaldo, Messi, CR7, Iniesta, por nëse duhet të zgjedhë dikë, do të thoja Neymar.
“Për lojtarin dhe djaloshin që është, ai duhej të kishte fituar pesë Topa të Artë”, ka thënë Buffon./Telegrafi/