Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka lavdëruar sulmuesin brazilian, Endrick, pas debutimit të tij me fanellën e Los Blancos në ndeshjen miqësore para-sezonale ndaj Milanit.
Real Madrid humbi ndaj Milanit me rezultat minimal 1-0, por ndeshja la shumë përshtypje pozitive.
Të rinjtë e Ancelottit treguan një imazh të mirë në ndeshjen e tyre të parë parasezonale, veçanërisht duke pasur parasysh që skuadra italiane erdhi në këtë ndeshje me një përgatitje më të madhe.
Pas lojës, italiani donte të fliste për linjën e tij sulmuese, ku pati fjalë pozitive për brazilianin Endrick.
🆕 @Endrick makes his @realmadriden debut.#RealMadridOnTour pic.twitter.com/rQl3hC4Vu6
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 1, 2024
“Brahim ka luajtur mirë, edhe Endrick ka treguar cilësinë e tij ndonjëherë dhe Arda tashmë duket se është në formë të mirë”, ka thënë fillimisht trajneri italian.
“Endrick ka diçka të veçantë. Ai është i aftë të arrijë shpejtësinë maksimale në hapësirë, është shumë i aftë. Është shumë e rrallë të shohësh një lojtar të tillë”, përfundoi Ancelotti kur u pyet për Endrick.
Ndryshe, Endrick i ka kushtuar Real Madridit mbi 60 milionë euro, duke përfshirë shumën e paguar dhe bonuset. /Telegrafi/