Në internet po qarkullon një video e një burri me barkë duke shijuar peizazhin ekzotik dhe më pas vëren se një krijesë e panjohur po i afrohet.
Pak çaste më vonë, barka gati u përmbys nga përplasja! E gjithë skena duket dramatike, veçanërisht pasi është e qartë se ka më shumë krijesa.
Pamjet ndezën një debat dhe nisën teori të shumta rreth origjinës së krijesës misterioze, raporton Lakalle Blue Radio.
“A mund të shpjegojë dikush se çfarë ka ndodhur?”, pyeti autori.
Historitë e ekzistencës së “specieve të çuditshme” në thellësitë e Amazonës janë rihapur. Kishte shumë spekulime dhe më pas një person vuri në dukje se me shumë gjasa bëhet fjalë për krijesën e quajtur “Manatee”.
“Amazonas”
Por este momento inexplicable que sufrió un hombre mientras remaba en ese río. pic.twitter.com/YppKGnoDxe
— Tendencias en Argentina (@porqueTTarg) February 28, 2024
Manatee Amazonian (Trichechus inunguis) mund të gjendet në Brazil, Peru, Bolivi, Kolumbi, Ekuador dhe Venezuelë.
Ka lëkurë të hollë, të rrudhur kafe ose gri dhe preferon ujërat e qeta dhe lagunat, gjë që është në përputhje me pamjet dramatike.
Megjithatë, gjitarët në fjalë nuk duken qartë dhe “sjellja e dhunshme” i hutoi edhe më shumë shikuesit. Mbronin veten apo…
“Është një reaksion zinxhir. Manatet janë të mëdha, ndaj e shkaktojnë atë efekt në ujë”, shpjegoi një nga përdoruesit.
Në të vërtetë, pesha më e madhe e raportuar e manateve të Amazonës është 379.5 kilogramë. /Telegrafi/