“QAnon Shaman” – i njohur për veshjen karakteristike që kishte gjatë sulmit ndaj Capitolit të SHBA-së – u lirua nga burgu 14 muaj më herët dhe u dërgua në një shtëpi.
Jacob Chansley, 35 vjeç, i cili u bë simbol i trazirave të 6 janarit, ishte dënuar me 3 vjet e gjysmë burg, por qëndroi prapa grilave vetëm 27 muaj, sipas të dhënave të Byrosë Federale të Burgjeve.
“Është mirë që ky i ri po lejohet të ecë përpara me fazën tjetër të asaj që padyshim do të jetë një jetë që respekton ligjin”, tha avokati i tij, Albert Watkins.
“Unë mirëpres vendimin e Byrosë së Burgjeve të SHBA-së”, tha ai, raporton nypost.
Chansley nga Phoenix, u deklarua fajtor për trazira civile dhe hyrje të dhunshme në Kongresin amerikan në shtator të vitit 2021.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çka e shkaktoi lirimin e hershëm të Chansleyt.
Ndryshe, Donald Trump po akuzohet për nxitjen e mbështetësve që të hyjnë dhunshëm në Kongresin amerikan, ku ky i fundit po konstatonte fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020. /Telegrafi/