Site icon Telegrafi

“Ai i humbi këmbët”: Momenti kur një oficer i inteligjencës ruse u bë viktimë e një shpërthimi makine në Moskë

Një komandant i lartë ushtarak rus thuhet se ka mbetur pa këmbë pas një shpërthimi me bombë në një makinë bombë në Moskë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Andrei Torgashov, 50 vjeç, një kolonel dhe gruaja e tij Maya hipën në Toyota Land Cruiser Prado pranë shtëpisë së tij në rrugën Sinyavinskaya në veri të Moskës kur ndodhi një shpërthim, i dyshuar si një tentim vrasje.

Koloneli, i cili mendohet të jetë një oficer i inteligjencës ushtarake të GRU, u raportua se ishte në një gjendje ‘të rëndë’ pas operacionit për “prerjen” e të dy këmbëve pas shpërthimit.

Edhe gruaja e tij pësoi plagë në fytyrë.

Dhe pamjet thuhet se tregojnë masakrën menjëherë pas shpërthimit, e cila ishte vetëm disa metra larg një këndi lojërash për fëmijë.

Të dy, koloneli dhe gruaja e tij u plagosën dhe u nxorën nga makina nga një kalimtar i cili i dha ndihmën e parë.

Më pas ata janë dërguar me ambulancë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Një dëshmitar tha: ‘Shpërthimi ishte shumë i fortë. Burrit iu këputën këmbët, iu dogjën, ishte i shtrirë i djegur’.

Dëshmitari gjithashtu pohoi se dukej se kishte pasur një pajisje në makinë.

Gruaja e kolonelit nuk është plagosur rëndë. “Ajo ishte tronditur, fytyra e saj ishte goditur nga copëza”, shtoi dëshmitari. /Telegrafi/

Exit mobile version