Pjesa e parë mes Romës dhe Genoas ka përfunduar me rezultat 1-1.
Golat në 45 minutat e parë u shënuan nga Edin Dzeko (10’) dhe Pietro Pellegri (3’).
Francesco Totti në pjesën e parë ishte në bankën rezervë, por kjo nuk i ndaloi tifozët vendas t’i japin atij përkrahje të madhe në ndeshjen e fundit me fanellën nga klubi i kryeqytetit italian.
Me shumë mundësi italiani do të inkuadrohet gjatë pjesë së dytë.
Një gol nga ai, posaqerisht nëse do ishte i fitore, do ishte një emocion i paharrueshëm për të gjithë tifozët, posaçërisht për ata në Stadio Olimpico. /Telegrafi/