Site icon Telegrafi

Ai është i ri, i bukur, i pasur, i suksesshëm, por edhe i dedikuar pas bashkëshortes, Miranda Kerr

Në ceremoninë e gala mbrëmjes së “Lacma Art and gala film” pjesëmarrës ishin edhe Miranda Ker me bashkëshortin, Evan Spigel.

Të gjitha sytë u kthyen tek çifti tërheqës, pasi ata u bënë prindër në muajin maj, vetëm një vit pas martesës luksoze.

Miranda dhe Evan u bënë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Hart gjersa modelja e bukur ka edhe një djalë me aktorin hollywoodian, Orlando Bloom.

Megjithëse Evan është më i ri se Miranda për shtatë vjet, kjo nuk i ka penguar ata të realizojnë ëndrrat e përbashkëta.

Evan është një nga pronarët e Snapchat dhe ka një pasur më shumë se 1.6 miliard dollarë. I zgjuar, i denjë, i suksesshëm dhe gjithmonë i lidhur me bashkëshorten kurdo që shfaqet diku në publik.

Lexo po ashtu Shikoni çfarë ha super modelja Miranda Kerr në të tri vaktet e ditës (Video)

Kujtojmë se modelja dhe bashkë-themeluesi i “Snapchat” kanë qenë së bashku që nga viti 2015.

Ata u martuan vitin e kaluar përmes një dasme glamuroze, ku ishin të pranishëm vetëm familja e ngushtë e çiftit. /Telegrafi/

Exit mobile version