Real Madrid e mposhti Man Cityn pas dramës dhe penalltive në Mançester për t’iu bashkuar me PSG-në, Borussia Dortmundin dhe Bayern Mnuich në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Los Blancos do të luajnë kundër bavarezëve në gjysmëfinale, ndërsa mediumi i njohur spanjoll, Relevo analizon paraqitjen e Real Madridit në Angli një ditë pas ndeshjes, ndërsa u ndal edhe te një detaj interesant.
Relevo beson se Davide Ancelotti është një person kyç në dhomën e zhveshjes së klubit madrilen.
Djali i Carlo Ancelottit punon si asistent në klub: “Roli i David Ancelottit në Real Madrid është vendimtar në dhomën e zhveshjes. Ai është përgjegjës për stërvitjen dhe është një shtyllë taktike në planet e Ancelottit”.
Sipas Relevo, gjatë ndeshjes së mbrëmshme, Davide lëvizte vazhdimisht nëpër zonën e stërvitjes dhe kërkonte zgjidhje. Davide ka një karrierë modeste lojtari pas tij. Ai ka qenë anëtar i Milanit 15 vite më parë, por nuk ka luajtur asnjëherë për klubin e famshëm.
Si lojtar ka qenë edhe anëtar i ligës së ulët Borgomaner, ndërsa që nga viti 2016 punon me të atin.
Puna e tij e parë ishte në Bayern Munich, dhe më pas ai ndoqi të atin te Napoli dhe Everton.
Davide ka gjithashtu një licencë UEFA pro, të cilën e mori verën e kaluar. Kjo do të thotë se ai mund të stërvit një klub në mënyrë të pavarur.
Ai përshkruhet si një trajner modern dhe progresiv, i cili ndan qasjen e qetë dhe të relaksuar të babait të tij për të udhëhequr grupin.
Në fillim ka punuar si trajner fitnesi, i cili ka ngrohur lojtarët para ndeshjes. Ai kurrë nuk e quan Carlon “baba” në punë dhe shpesh ka ide të ndryshme nga ai.
Italianët pohojnë se ka qenë gjithmonë ai që ka thënë mendimin e tij dhe se është një nga arsyet më të rëndësishme të suksesit të Carlos në vitet e fundit. /Telegrafi/