I cilësuar nga shumë njerëz si “Presidenti më i varfër në botë”, presidenti i Uruguait, Jose Mujica, bën një jetë mjaft modeste.
Ai ka shërbyer si zyrtari i rangut më të lartë të vendit nga viti 2010 deri në vitin 2015, dhe ka arritur të rrëmbej zemrat e shumë njerëzve, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, ky burrë vazhdimisht dhuron 90 për qind të pagës së tij mujore prej 12.000 dollarë për bamirësi. Mijëra njerëz kanë përfituar nga paga e tij, dhe kanë shprehur vlerësimin e madh për mirësinë e Mujica.
Ndryshe nga shumica e politikanëve tradicionalë, presidentin kurrë nuk e ka tërhequr jeta luksoze. Përkundrazi, ai bën një jetë të thjeshtë.
Duke marrë pjesë në një takim zyrtar me rroba dhe këpucë të thjeshta
Shumë vite para se të hynte në politikë, Mujica ishte luftëtar gueril i grupit Tupamaros. Grupi i tij grabiste lokalet me armë, bankat e “këqija” dhe bizneset e ngjashme, dhe më pas u dhuronte paratë njerëzve të varfër. Ai gjatë kësaj karriere si luftëtar gueril, ishte burgosur dy herë (në total prej 14 vjet) dhe qëlluar 6 herë.
Mujica dhe ish-luftëtarët gueril të grupit të tij ishin të njohur si “Robin Hood” për të varfrit.
Mujica është gjithashtu një fermer me orar të shkurtuar, pasi vazhdimisht mbjell lule të cilat i shet. Sipas tij, kjo punë i mundëson atij të jetë i informuar për problemet e popullit të tij.
Ai ka refuzuar të jetojë në shtëpinë e bukur presidenciale.
Mujica mund të jetonte në “Residencia de Suarez”, shtëpi e bukur presidenciale, por preferonte një vend më të thjeshtë. Ai është një shembull i shkëlqyer i një presidenti që heq dorë nga luksi për mirëqenien e të tjerëve.
Ai ka zgjedhur të jetoj i lumtur në një shtëpi të thjeshtë së bashku me gruan dhe qenin e tij.
Edhe zgjedhja e automjetit reflekton thjeshtësinë e tij.
Presidenti vozit një veturë të vjetër Volkswagen Beetle të vitit 1987. Natyrisht, se ai nuk planifikon të blej ndonjë veturë luksoze.
Ai madje nuk lëviz nëpër qytet me truproje
Mujica nuk ka angazhuar truprojë derisa lëviz nëpër qytet. Në fakt, ai një qen më tre këmbë të cilin e quan Manuela. /Telegrafi/