Në Verona ka një pritshmëri të madhe për ndeshjen kundër Milanit. Por, në kuadër të ndeshjes vendimtare për luftën për titull, fusha nuk është e vetmja çështje që mban në tension qytetin.
Disa anëtarë të lëvizjes “Centopercentoanimalisti” në fakt kanë vendosur një pankartë kundër Zlatan Ibrahimovicit në portat e stadiumit Bentegodi.
“Ibrahimovic gjuetar, fusha e gjelbër nuk e fshin erën”, thuhet në mesazhin e lënë nga aktivistët shoqëruar me disa postera me shkrimin “Përdhunues, vrasës, gjuetar”. Një sulm i ashpër kundër suedezit, një i pasionuar i madh i gjuetisë dhe peshkimit.
“Zlatan mori licenca për të vrarë kafshët më të rralla, duke përfshirë një luan, ai bleu një ishull në Balltik për ta kthyer atë në rezervatin e tij privat – denoncuan protestuesit në një deklaratë.
“Me pak fjalë, vrasja është argëtimi i tij më i madh, i shoqëruar nga gruaja e tij, gjithashtu gjahtare edhe ajo”. Shumë futbolldashës nuk e dinë ose e kanë harruar, ndaj ne u kujdesëm që t’ia kujtojmë”.
“Nuk kemi asgjë për të thënë kundër Milanit, por individë të tillë meritojnë vetëm indinjatën tonë”, thuhet më tej në reagimin e tyre.
جمعيّة دفاع عن صيد الحيوان (CentoPerCentoAnimalisti) علّقت يافطة على السياج الخارجي لملعب ڤيرونا (بينتيغودي)،
تهاجم بها زلاتان ابراهيموڤيتش قبل مباراة ميلان وڤيرونا:
"إبرا يقتل الحيوانات. الرياضة لا تمحو الرائحة" pic.twitter.com/3HEnYeSfTD
— Milan #19 الميلان 🏆 (@HusseinKL) May 7, 2022