Site icon Telegrafi

Ai është më i ngjashmi me Modricin te Real Madridi aktual, mbretërit nuk do ta largojnë Ceballosin

Dani Ceballos do të qëndrojë në Real Madrid të paktën deri më 30 qershor 2023, kur i skadon kontrata aktuale me klubin.

Ai deklaron se situata mund të ndryshojë duke pasur parasysh se klubi po mendon për një kontratë të re me mesfushorin 26-vjeçar, shkruan gazeta AS.

“Carlo Ancelotti është i kënaqur me zhvillimin dhe angazhimin e Ceballos të paraqitur gjatë përgatitjeve”, thuhet në mes rreshtave të AS.

Ancelotti thuhet se i ka thënë Ceballos se nëse vazhdon me punë të tillë, do të avancojë në hierarkinë e ekipit dhe së shpejti do të jetë një nga alternativat kryesore të treshes kryesor të mesfushës. AS i referohet mesfushorëve të Real Madridit, Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro.

Ancelotti ishte në dyshim se kë të fuste në 11-shen startuese kundër Almerias pasi vendosi të linte Modricin në stol. Në fund vendosi për dyshen franceze Aurelien Tchouameni – Eduardo Camavinga, por gjithmonë sipas AS, Ceballos është lojtari më i ngjashëm me Modricin dhe këtë e di edhe trajneri italian.

Statusi i Ceballos do të varet nga Marco Asensio, pra nëse ai do të largohet apo jo. Nëse Asensio largohet nga Reali, Ceballos do të jetë “i paprekshëm”.

Kujtojmë se Real Madridi e hapi kampionatin spanjoll me fitoren prej 2-1 ndaj Almerias./Telegrafi/

Exit mobile version