Telegrafi

“Ai është në gjendje të rëndë”: Mediat kroate japin detajet se si i dyshuari për krime lufte në Bosnjë “piu helmin” në gjykatë (Video)

Slobodan Praljak, pas konfirmimit të dënimit me burg, ka thënë: “Unë nuk jam kriminel lufte. E refuzoj vendimin tuaj”. Më pas ai ka pirë diçka nga një shishe e vogël.

Avokati i tij tha se kishte pirë helm. Pas kësaj Praljak u nxor nga salla e gjyqit dhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor.

Më pas ai, ai është dërguar në një spital dhe gjendja e tij është e rëndë.

Ndërkohë, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq ka ndërprerë vizitën zyrtare në Islandë dhe pritet të kthehet në Kroaci.

Këto janë detajet që shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, rreth “incidentit” që ka ndodhur sot në Gjykatën e Hagës, ku në një seancë, Slobodan Praljak, një nga gjashtë ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës, ka ngritur një shishe të vogël duke thënë se “ka pirë helm”.

Lexo po ashtu Një avokat tregon se si i dyshuari për krime lufte në Bosnjë ka mundur ta fuste “helmin që e piu” në gjykatë (Video)

Një veprim të tillë, përcjell Telegrafi, ai kur dëgjoi se ai do ta vuajë dënimin e tij prej 20 vitesh burg.

Ai u dënua me 20 vjet burgim në vitin 2013 për krime në Lindje të Mostarit.

Pas këtij veprimi të tij, gjykata ka suspenduar seancën. /Telegrafi/