Slobodan Praljak, pas konfirmimit të dënimit me burg, ka thënë: “Unë nuk jam kriminel lufte. E refuzoj vendimin tuaj”. Më pas ai ka pirë diçka nga një shishe e vogël.
Avokati i tij tha se kishte pirë helm. Pas kësaj Praljak u nxor nga salla e gjyqit dhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor.
Më pas ai, ai është dërguar në një spital dhe gjendja e tij është e rëndë.
Ndërkohë, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq ka ndërprerë vizitën zyrtare në Islandë dhe pritet të kthehet në Kroaci.
Këto janë detajet që shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, rreth “incidentit” që ka ndodhur sot në Gjykatën e Hagës, ku në një seancë, Slobodan Praljak, një nga gjashtë ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës, ka ngritur një shishe të vogël duke thënë se “ka pirë helm”.
Një veprim të tillë, përcjell Telegrafi, ai kur dëgjoi se ai do ta vuajë dënimin e tij prej 20 vitesh burg.
Ai u dënua me 20 vjet burgim në vitin 2013 për krime në Lindje të Mostarit.
Pas këtij veprimi të tij, gjykata ka suspenduar seancën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nDrXz0kaPlo