Telegrafi

“Ai është lojtari që bën më së shumti diferencën”, trajneri i Gironës me lëvdata për Yamal

Derbi i parë katalanas do të zhvillohet nesër (e diel) në ‘Montilivi’ aty ku Girona do të jetë nikoqir i liderit aktual të tabelës Barcelonës.

Para kësaj sfide në konferencë për media ka folur trajneri i Gironës, Michel Sanchez, i cili ndër të tjerash pati disa fjalë edhe për startin fantastik të sezonit nga ana e Barcelonës.

“Ata kanë shumë vertikalitet dhe i bëjnë gjërat shumë mirë, por jo vetëm në sulm sepse ata rikuperojnë topin shpejtë dhe kanë kualitet individual”.

Sanchez tutje tha se Yamal është lojtari që bën më së shumti diferencën në La Liga në situatat një kundër një me kundërshtarin.

“Lamine Yamal është lojtari që bën më së shumti diferencën në La Liga në situatat një kundër një për shkak të vendimmarrjes së tij të jashtëzakonshme si 17-vjeçar”.

“Ai i bën të gjitha gjërat mirë dhe është mbi të gjithë në këtë aspekt. Raphinha është gjithashtu në një moment të mirë për shkak të vertikalitetit të tij”, ka thënë tekniku spanjoll.

Michel gjithashtu konfirmoi se Girona është e fokusuar vetëm tek Barcelona dhe jo në sfidën ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve në mesjavë,

“Për mua, nuk ka asnjë diskutim për ndeshjen e së mërkurës. Unë nuk kam parë asgjë nga PSG-ja”, përfundoi ai./Telegrafi/