Futbollisti i Hataysporit, Christian Atsu është i zhdukur pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt dhe 11 ditë pas ngjarjeve të tmerrshme, ai ende nuk është gjetur, ndërsa familja e tij ende beson në një mrekulli dhe se ai është gjallë.
Vëllai i tij, Ishak Tvasam erdhi në qytet pas tërmetit, po ashtu edhe menaxheri Nana Sechere, miqtë dhe zyrtarët e konsullatës ganeze, që po presin pranë rrënojave çdo ditë me shpresën për të gjetur Atsun.
“Ne kemi qenë këtu për ditë të tëra, ne besojmë se Atsu është gjallë. Ne jemi ende duke shpresuar dhe duke u përpjekur për ta gjetur atë. Ata po nxjerrin shumë trupa dhe ne po lutemi që ai të mos jetë në mesin e tyre”.
“Ne duam që fotografia e tij të dërgohet në spitale. Ai mund të ketë dalë nga rrënojat pas tërmetit, por mund të jetë edhe në koma. Ndoshta njerëzit nuk e njihnin Atsu. Kushdo që e sheh le të na kontaktojë ne ose AFAD. Ne dua ta gjej”, ka thënë Nana Sechere.
❝We still have hope❞
Isaac Twasam, the brother of Ghanaian footballer Christian Atsu who went missing after the Feb. 6 earthquakes in southern Türkiye, hopes that his brother is found alive https://t.co/HB4hjJmdAz pic.twitter.com/FElESLYs9T— Anadolu English (@anadoluagency) February 17, 2023
Vëllai i Atsu thotë se nuk do të largohet nga vendi derisa të gjendet futbollisti.
“Ai është gjallë, ne nuk e humbim shpresën. Nuk do të largohem derisa ta gjej. Besoj se do ta gjejmë të gjallë”, ka thënë Tvasam.
https://twitter.com/atgresmi/status/1626667620303884289
Meqë ra fjala, sot u zbulua se Atsu e anuloi fluturimin natën e tërmetit dhe se duhej të udhëtonte drejt Francës për të vizituar familjen e tij, por fatkeqësisht nuk ndodhi.
Atsu ishte pjesë e skuadrës së Newcastle si huazim nga Chelsea. Ai gjithashtu pati periudha të shkurtra te Everton dhe Bournemouth, përpara se të transferohej te Hatayspor në 2021. /Telegrafi/