Site icon Telegrafi

”Ai është me fat që mori drejtimin e Anglisë”, Tuchel goditet ashpër nga legjenda gjermane

Anglia nuk ka më shumë gjasa ta fitojë Kupën e Botës me Thomas Tuchel se sa me Gareth Southgate, ka thënë ish-legjenda gjermane Jens Lehmann. 

Ish-portieri i Arsenalit beson se Tuchel është me fat që është emëruar përzgjedhës i ‘Tre Luanëve’ pas largimit të Southgate me të përfunduar Euro 2024. 

Tuchel i bëri me dije lojtarëve të Anglisë se qëllimi i tyre është ta fitojnë Kupën e Botës 2026, teksa janë grumbulluar për herë të parë së bashku për ndeshjen ndaj Shqipërisë. 

Lehmann, sidoqoftë, ka një pikëpamje pesimiste sa i përket teknikut gjerman, duke përmendur shkarkimin e tij nga Bayern Munichu si diçka që e bën atë skeptik. 

“Për mua, ai nuk është tradhtar. Për mua, ai është shumë me fat që ka marrë një punë të madhe”. 

Thomas Tuchel i largon tre lojtarë të Anglisë nga ekipi para ndeshjes ndaj Shqipërisë
Lexo po ashtu Thomas Tuchel i largon tre lojtarë të Anglisë nga ekipi para ndeshjes ndaj Shqipërisë

“Duhet të ketë një arsye pse ai nuk është më trajner i Bayern Munichut. Është shumë e vështirë të shkarkohesh nga Bayern Munichu, por ne jemi të lumtur që ai tani është përzgjedhës i Anglisë”. 

“Kjo nuk e bën Anglinë me më shumë gjasa të fitojë diçka, por është e mirë për të”. 

“Ju duhet të shikoni tek Bayern Munichu dhe se si kanë luajtur ata sezonin e kaluar, pastaj do ta shihni. Nëse kuptoni futboll, do ta shihni atë”, ka thënë Lehmann./Telegrafi/

Exit mobile version