Telegrafi

Ai është me fat që është gjallë: Adoleshenti goditet frikshëm nga vetura, fluturon rreth 20 metra në ajër (Video,+18)

Ky është momenti i tmerrshëm që një adoleshent u godit nga një makinë dhe u hodh rreth 20 metra përgjatë rrugës – duke e lënë atë me dëmtime, në një goditje të tmerrshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë se si adoleshenti fluturon në ajër “si një kukull” dhe përplaset për tokë.

Policia që heton aksidentin në fjalë kanë publikuar pamjet e incidentit në një përpjekje për të gjetur shoferin e makinës.

Njeriu i paidentifikuar, i cili thuhet se është 19 vjeç, po kalonte në rrugë në Derby, kur një makinë e errët, që besohet të jetë një Audi A3, iu afrua me shpejtësi.

Ai përpiqet të vrapojë në anën tjetër të rrugës për të shmangur automjetin, por nuk ia doli.

Vetura e godet atë duke e hedhur më shumë se 20 metra në ajër dhe në trotuar. Dy burra pastaj shkojnë për ta ndihmuar atë. /Telegrafi/