Telegrafi

“Ai është arsyeja pse po i shoh Lojërat Olimpike” – femrat të marrosura pas fizikut të zhytësit francez Jules Bouyer

Zhytësi francez Jules Bouyer i cili garon në Lojërat Olimpike ka futur shumë zonja “në ekstazë” falë pamjes së tij.

Ai ka lindur në vitin 2002. Ai filloi të zhytej në fëmijëri. Trajneri i tij e vuri re potencialin e tij dhe e lejoi të bashkohej me Institutin Kombëtar Francez të Sporteve.

Pas një dëmtimi në shpatull, Bouyer mori pjesë në Kampionatin Botëror të Kërcimit në Doha. Ai përfundoi në vendin e pestë dhe kështu u kualifikua në Lojërat Olimpike në Paris.

Kolegu i tij, Alexis Jandard, publikoi një fotografi të tyre së bashku në rrjetet sociale dhe së shpejti u shfaqën një numër zonjash të cilat ishin të kënaqura me Jules për një arsye.

“Ai është arsyeja e vetme që i dua Lojërat Olimpike”, “Çfarë mashkulli”, “Faleminderit që ma ndreqe natën”, “Sytë e mi janë te Jules”, “Duam më shumë foto të Jules”, “Rrobat e banjos i shkojnë në mënyrë perfekte”, ishin disa nga komentet.

Jules nuk është i suksesshëm vetëm në botën e sportit. Siç pritej, ai ra në sy nga agjentët e modës, ndaj nënshkroi kontratë me agjencinë Ford Models.

Ky informacion i ka gëzuar edhe fansat e tij pasi së shpejti do të mund ta shohin në fushata mode dhe në pasarela. /Telegrafi/