Telegrafi

Ai është 35 vjeç dhe rezervist – portieri që vlerësohet 1 milion euro kërkohet nga Manchester United

Manchester United ka pasur një nga fillimet më të këqija të një sezoni në historinë moderne të klubit.

Në dy ndeshjet e para, ata i humbën të dyja ndeshjet. Në shtëpi humbën nga Brighton me rezultat 2-1, ndërsa turp të vërtetë përjetuan në xhiron e fundit, kur Brentford e mposhti me rezultat 4-0.

Tifozët shprehen të bindur se klubi ka nevojë për disa përforcime, një prej tyre në pozicionin e portierit. Sipas The Telegraph, drejtuesit e klubit duan të sjellin Asmir Begovicin, portierin 35-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili është rezervë në Everton.

Sipas të njëjtit burim, objektivi i parë ishte zvicerani Yan Sommer, por zvicerani nuk është gati të qëndrojë rezervë në “Old Trafford”.

David de Gea pati një fillim shumë të keq të sezonit dhe klubi është i bindur duhet të forcojë konkurrencën në portë.

Duket se Begovic do të ishte portieri i tretë për momentin, pas De Geas dhe Tom Heaton. Transfermarkt e vlerëson atë në 1 milion euro. /Telegrafi/