Telegrafi

“Ai ende ëndërron të luajë për Real Madridin”, babai i Kvaratskhelia zbulon dëshirën e yllit të Napolit

Badri Kvaratskhelia, babai i yllit të Napolit, Khvicha, përsëriti ëndrrën e djalit të tij për të luajtur për Real Madridin pas takimit të tyre të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Napoli u mposht nga Los Blancos me rezultat 4-2 në Santiago Bernabeu mbrëmë, duke bërë një ndeshje të fortë pavarësisht rrethanave dhe ardhjes së fundit të trajnerit Ëalter Mazzarri.

Kvaratskhelia luftoi për të treguar më të mirën e tij nën drejtimin e trajnerit të mëparshëm Rudi Garcia, por gjithsesi ka arritur të ndikojë në Napoli këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe katër asistime në 12 paraqitje në Serie A.

Duke folur për Geo Team përmes Tuttomercatoweb, Badri Kvaratskhelia diskutoi se si ndihej për djalin e tij të luante në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit.

“Për Khvichan, luajtja kundër Real Madridit ishte e veçantë. Ai gjithmonë ka ëndërruar dhe jam i bindur se ende ëndërron të luajë për Real Madridin”.

 

“Në familjen time, të gjithë janë tifozë të Los Blancos, përveç meje. Për këtë arsye, ishte një ndeshje shumë e veçantë”, ka thënë babai i yllit të Napolit.

Kvaratskhelia është kontraktuar me Napolin deri në qershor 2027 dhe është ende një nga lojtarët më të paguar në skuadër, duke fituar rreth 1.5 milionë euro neto në sezon. Klubi po punonte ngadalë për një marrëveshje të re, por bisedimet kanë ngecur në lidhje me pagën e tij të re. /Telegrafi/