Site icon Telegrafi

“Ai duhet t’i thotë dikujt shko në ferr”, Ancelotti këshillohet si të rikthehet tek rezultatet pozitive

Ish-legjenda e Real Madridit, Predrag Mijatovic i ka treguar Carlo Ancelottit çfarë duhet të bëjë për të ‘ringjallur’ skuadrën e tij. 

‘Los Blancos’ janë afër mbylljes së një viti tejet sfidues, teksa po synojnë ta rrëzojnë Barcelonën nga pozita e parë në La Liga dhe të rikthehen tek rezultatet pozitive në Ligën e Kampionëve. 

Situata brenda kampionatit nuk është një shqetësim aq i madh pasi skuadra e italianit mund ta reduktojë diferencën në vetëm një pikë nëse fitojnë ndeshjen ndaj Valencias, por Evropa është një shqetësim. 

Pasi kanë fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet në fazën e ligës deri më tani, Real Madridi është momentalisht në pozitën e 24-të. 

Lexo po ashtu I harruar nga Ancelotti, ylli i Real Madridit mund të transferohet së shpejti në Ligën Premier

“Problemi kryesor këtë sezon është ajo që vitin e kaluar ishte pika më e fortë, fuqia mendore që skuadra kishte”. 

“Ata kanë shumë kualitet, por janë të brishtë në aspektin mendor, sa herë që ata pësojnë gol”, ka thënë Mijatovic. 

“Kjo skuadër nuk ka shumë uri sepse kanë fituar gjithçka sezonin e kaluar. Kjo i ka bërë ata të rehatshëm dhe rehatia në futboll është një problem i madh, të vret”. 

“Po e shoh sikur Ancelotti dëshiron t’i kënaq të gjithë, por lojtarët e rinj duhet të marrin një mundësi kur ai vendos, jo kur ata kërkojnë”. 

“Ne e dimë se Ancelotti është paqësor, por neve na duhet një Ancelotti i cili është i zemëruar dhe i thotë dikujt shko në ferr”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version