Site icon Telegrafi

“Ai duhet të mësojë”, Guardiola sqaron të bërtiturat ndaj Haalandit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e hodhi poshtë konfliktin e tij verbal me Erling Haaland pas pjesës së parë të fitores së mbrëmshme ndaj Burnleyt.

Manchester City e nisi mbrojtjen e titullin në Ligën Premier në mënyrë të përkryer duke fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Burnley në ndeshjen e javës së parë.

Golashënuesi më i mirë i vitit të kaluar, Haaland shënoi dy herë në fitoren 3-0, ndërsa një gol u shënua nga mesfushori Rodri.

Megjithatë, Haaland u pa në një debat verbal me trajnerin Guardiola, i cili i kërkonte përgjegjësi për diçka gjatë ndeshjes, por spanjolli ka hedhur poshtë se ka probleme me sulmuesin.

Lexo po ashtu Derisa po i bërtiste Haalandit për një veprim në fushë - Guardiola nuk ngurroi ta largonte edhe kamerën

“Ai e dëshiron gjithmonë topin për të, çdo herë, por kjo nuk është e mundur. Paso topin dhe shko, vrapo. Por, kur të kenë mbetur pak minuta, Bernardo kishte të drejtë që nuk ia dha topin”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Nuk është një incident, vetëm të kuptojmë lidhjen dhe të mësojmë se çfarë duhet të bëjmë. Nuk ka asnjë problem, ai shënoi dy gola dhe është i lumtur”.

“Ai e donte topin pas tij dhe ai top nuk duhet të kthehet prapa. Ndonjëherë duhet të jesh i durueshëm për të gjetur momentin e duhur”.

“Ai nuk ishte i frustruar, unë nuk jam i frustruar. Në futboll ndodh. Mos u bëni dramatik”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version