Telegrafi

“Ai duhej të ishte titullar” – Ancelotti tregon se cilit yll të Realit iu bë e padrejtë

Real Madridi ka marrë një fitore të thellë ndaj Valencias me rezultat 5-1 në Santiago Bernabeu.

Dy gola nga Vinicius Junior, dy të tjerë nga Rodrygo dhe një gol nga Dani Carvajal i dhanë Real Madridit tre pikë në këtë duel.

Ylli kroat, Luka Modric qëndroi në bankën rezervë dhe u inkuadrua në minutën e 60-të, derisa Carlo Ancelotti është ndalur të flas për të pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Real Madrid tregon se di të fitojë edhe pa Bellingham, mposhtin Valencian me rezultat të thellë

Tekniku italian tha se Modric duhej të ishte titullar dhe se kroatit iu bë e padrejtë në këtë sfidë.

“Luka Modric duhet të kishte filluar sot, unë kam qenë i padrejtë ndaj tij”, tha Ancelotti

“Kjo është ajo që ndodh kur keni një skuadër kaq cilësore”, tha trajneri italian i Real Madridit.

38-vjeçari luajti mbrëmë 30 minuta, derisa në ndeshjen e kaluar qëndroi në fushë vetëm për 15 minuta. /Telegrafi/