Moises Caicedo do të veshë numri 25 te Chelsea, pasi ka kompletuar transferimin nga Brighton.
Ky numër ishte pensionuar për njëzet vjet për nder të legjendës së bluve, Gianfranco Zola.
Por Caicedo e ka pyetur italianin magjik, i cili ka dhënë bekimin e tij për ta bartur mesfushori këtë numër te Chelsea.
“Jam shumë krenar që vesh këtë numër. Kam folur me Gianfranco Zola dhe ai më jep bekimin e tij, e di se sa do të thotë ky numër”.
'I'm so proud to wear this number. I know how much it means.' 💙 pic.twitter.com/tzWS9xPhpA
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 16, 2023
“Zgjodha këtë numër sepse do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Dua të krijoj shumë kujtime me këtë numër të shpinës sime”, ka thënë Caicedo.
Zola ka folur në faqen e Chelseat, duke i dhënë një mesazh ylli të ri të Bluve.
“Faleminderit për mesazhin, Moises. Shpresoj që [nr. 25] të të sjellë aq kënaqësi sa më solli mua. Fat të mbarë”, ka thënë Zola.
From Gianfranco to Moises. A special handover. 🤝 https://t.co/DO1d9yHnEC pic.twitter.com/wsYFFMoMIe
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 16, 2023
Caicedo është transferimi më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier. /Telegrafi/