Agjenti i Theo Hernandez u takua me Milanin sot dhe këmbëngul se ata “nuk folën për një rinovim të kontratës, por lojtari dëshiron të mbetet dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re”.
E ardhmja e mbrojtësit të majtë u vu në dyshim pasi trajneri Paulo Fonseca kritikoi ashpër lojtarët për qëndrimin e tyre në ndeshjen kundër Crvena Zvezda në mesjavë.
Theo Hernandez më pas nuk startoi në barazimin 0-0 të mbrëmshëm në Serie A me Genoan, ku në vend të tij luajti Alex Jimenez, duke konfirmuar se ai kishte qenë objektivi kryesor fjalimit të trajnerit.
Sot agjenti Manuel Garcia Quilon fluturoi për një takim me Milanin dhe foli për mediat teksa largohej nga selia e klubit.
“Ne nuk folëm për një rinovim të kontratës, por për çështje fiskale”.
“Synimi është shumë i qartë, që ai të mbetet dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re. E kemi thënë shumë herë”, deklaroi Quilon. /Telegrafi/