Telegrafi

Ai bleu një BMW të re dhe e futi në garazh të nesërmen – 35 vjet më vonë po kërkon 125 mijë euro për të

BMW 635 CSi i kuq i vitit 1985 përshkoi vetëm 428 km.

Entuziastët e BMW-së që kënaqen me ngasjen e makinës së këtij prodhuesi bavarez do të befasohen nga fakti që dikush bleu 635 CSi në 1985, vetëm për ta parkuar atë në garazh një ditë pas regjistrimit, ku automjeti qëndroi për 35 vitet e ardhshme.

Siç thuhet, blerësi e porositi makinën në fabrikë më 20 nëntor 1984 dhe automjeti iu dorëzua më 21 janar 1985. BMW u regjistrua më 28 janar dhe u fut në garazh të nesërmen, transmeton Telegrafi.

Pas tre dekadash e gjysmë, automjeti u reklamua në uebfaqen AutoScout24 dhe pronari po kërkon 125,000 euro për të (çmimi nuk është i fiksuar).

Makina është praktikisht në gjendje fabrike dhe ka një mjete shumë të pasura për atë kohë, e cila, ndër të tjera, përfshin dritare elektrike, kompjuter udhëtimi, rrota aliazh dhe sistemin ABS.

Më në fund, nën kapakun e BMW 635 CSi është një motor 6-cilindër 3.4 litërsh me 215 kuaj fuqi dhe 305 Nm. /Telegrafi/