Site icon Telegrafi

Ai bën miliona por energjia elektrike iu ndërpre për shkak të faturave të papaguara

Një nga transmetuesit më të famshëm në Twitch, Felix “xQc” Lengyel, u detyrua të ndalonte transmetimin sepse i ishte fikur rryma.

Arsyeja? Ai nuk e pagoi faturën.

Sigurisht, problemi nuk është se ai nuk kishte para sepse Felix po bën miliona.

Ajo për të cilën ai nuk është i mirë është të kujdeset nëse faturat paguhen apo jo, transmeton Telegrafi.

“Kam harruar të paguaj. Energjia u ndërpre. Unë do të kthehem më vonë sot ose nesër”, u tha ai gazetarëve, duke shpjeguar se faturat normalisht paguhen automatikisht.

“Pagesa automatike u aktivizua, por limiti në kartën time është i njëjtë si në kohën kur isha 12 vjeç dhe kjo ndonjëherë e bën të pamundur të paguaj”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version