Site icon Telegrafi

“Ai më do ashtu siç jam”: E mbijetuara e sulmit me acid gjeti dashurinë e jetës në spital – tani ata planifikojnë të martohen (Foto,+16)

Një vajzë indiane që pësoi djegie të tmerrshme në fytyrën e saj dhe humbi shikimin kur ajo u sulmua me acid nga një “admirues i përbuzur”, ka zbuluar se si e gjeti dashurinë e jetës së saj ndërsa u shërua në shtratin e saj të spitalit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Pramodini Roul, e cila ishte vetëm 15 vjeçe kur një ushtar paramilitar me biçikletë hodhi acid në fytyrën e saj, sepse ajo kishte hedhur poshtë propozimin e tij për martesë.

Nga ky sulm ajo mbeti me djegie të fytyrës e cila i ndryshoi jetën duke e lënë gjithashtu të verbër në të dy sytë.

E mbijetuara, tani 25 vjeçe, e cila me dashuri nga të tjerët quhet Rani – ose mbretëreshë – nga familja e saj, ishte atëherë një nxënëse dhe po kthehej në shtëpi nga shkolla me kushëririn e saj, kur sulmuesi 28-vjeçar hodhi “lëngun gërryes” në fytyrën e saj.

Në vitet më pas, Rani ka qenë brenda dhe jashtë spitalit për operacione të ndryshme, si dhe trajtim për problemet shëndetësore që e kanë dëmtuar atë si rezultat i eksperiencës së saj – duke përfshirë një intervenim në vitin 2014 për të adresuar një infeksion në këmbët e saj.

Ishte kjo koha kur Rani takoi Saroj Kumar Sahoo, i cili ishte një mik i infermieres së saj – dhe tani çifti planifikon të martohet.

Rani kaloi katër muaj në Kujdes Intenziv menjëherë pas incidentit dhe më vonë kaloi katër vjet në shtratin e saj në shtëpinë e saj në Odisha në lindje të Indisë, ndërsa nëna e saj e ve u kujdes për të.

Pasi vuajti dhimbje për pothuajse një dekadë, duke kaluar nëpër pesë operacione, duke përfshirë një për të rikthyer një farë shikimi në syrin e majtë dhe duke luftuar me depresionin, Rani thotë se më në fund ka gjetur një arsye për të jetuar përsëri – të dashurin e saj Saroj Kumar Sahoo.

Ata u takuan ndërsa Rani ishte në spital dhe kanë jetuar së bashku për një vit në Nju Delhi – dhe tani po planifikojnë të martohen.

Rani thotë: ‘Saroj me të vërtetë më trajton si një mbretëreshë. Ai më do ashtu siç jam. Ai gjithmonë më inkurajon që ta jetoj jetën e lumtur”.

“Ai është bërë pjesë e imja. Unë nuk do të kisha qenë në gjendje ta shihja botën sot, nëse nuk e kisha atë në jetën time”. /Telegrafi/

Exit mobile version