Ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari (80) paralajmëroi të martën, se në vjeshtë do të tërhiqet nga pozita e presidentit të organizatës së tij – Iniciativa për menaxhimin e krizave (CMI).
Ahtisari vendimin e bëri të ditur në takimin e kësaj organizate paqësore për zgjidhjen e konflikteve globale, të cilën e kishte themeluar para 17 vjetësh.
Ai ka thënë se në të ardhmen në CMI do të punojë si këshilltar, transmeton AP.