Telegrafi

Ahtisaari: Plani im është ende në tryezë

Pas një ligjërate në Shkollën e Londrës për Ekonomi (LSE), i pyetur se cilat janë gjasat e propozimit të tij për Kosovën që sërish të kthehet në tryezën e bisedimeve, Ahtisaari ka deklaruar se propozimi i tij asnjëherë nuk është "shlyer" dhe se ai ende është në tryezë.

"Kur filluan bisedimet me treshen", tha Ahtisaari, "është dashur të analizohet çdo mundësi dhe të shihet se ç’do të ndodhë në këtë proces në të cilin të dy palët kanë pozicione aq të kundërta", theksoi ai.

Ahtisaari ka thënë se autoritetet serbe duhet të përballen me të kaluarën për shkak se nganjëherë punët shkojnë keq edhe pse pushteti nuk është fajtor për këtë. Përfaqësuesit serbë nuk u pajtuan me ketë. Ahtisaari nuk saktësoi se çfarë zgjidhje parasheh për Kosovën por vetëm deklaroi se do të donte të shihte një zgjidhje, duke shtuar se nuk ka konflikt në botë i cili nuk mund të zgjidhet. /qik/