Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në takim pune ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti dhe Ambasadori Zhbogar folën për procesin e ndryshimeve kushtetuese, reformat sistemore dhe në përgjithësi rreth situatës politike në vend.
Kryetari Ahmeti theksoi para ambasadorit Zhbogar shqetësimet e veta për frymat penguese ndaj suksesit të marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese.
“Këto momente vendimtare për vendin dhe rajonin kërkojnë përkushtimin e të gjithëve, institucioneve, partive politike, shoqërisë civile, mediave dhe të tjerë. Ky proces është i papërsëritshëm dhe është i rëndësisë absolute për sigurimin e rrugës tonë euroatlantike”, tha Ahmeti.
Ahmeti prandaj theksoi përgjegjësinë e çdo institucioni në vend dhe të çdo individi për të siguruar suksesin e procesit.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth reformave sistemore dhe pajtimit si procese të ndërlidhura./Telegrafi/