Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se zgjedhja e Kadri Veselit si kryeparlamentar nuk ka qenë zgjidhje e mirë.
Ahmeti gjatë një interviste në emisionin “Zyra D” me Arben Ahmetin në RTV Dukagjini, ka folur edhe për mandatarin për kryeministër Ramush Haradinajn.
Ahmeti theksoi se Haradinaj do ta ketë të pamundur të krijojë reforma me PDK-në dhe Listën Serbe.
“Paramendojeni në çfarë situatë kemi ardhë, Vuçiqi e ka kërkuar ekstradimin e Ramush Haradinajt kurse tash ai duhet ta presë vendimin e Vuçiqit për tu bërë kryeministër. Lista Serbe ka thënë se po e pret Vuçiqin t`iu tregojë çka të veprojnë. Ramushit nuk i duhet posti i kryeministrit kur duhet ta pyesë PDK-në dhe Listën Serbe”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/