Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në Kuvendin e Maqedonisë në Shkup ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannieri, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe mënyrat për të zgjidhë krizën politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti në takim ka theksuar nevojën për arritjen e kompromisit midis palëve, por edhe vendosjen e dialogut midis partive parlamentare në mënyrë që të zhbllokohet fillimisht Kuvendi e më pas edhe institucionet tjera.
Ai gjithashtu edhe një herë ka shpjeguar që Deklarata e përbashkët është shkruar në Shkup dhe rrjedh nga premtimet e BDI-së, ndërsa nuk cënon karakterin kushtetues e aq më pak sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.
Në kumtesën e BDI-së gjithashtu thuhet se Ahmeti ka njoftuar Zannierin që ka propozuar nisje të dialogut zhbllokues në vend./Telegrafi/