Telegrafi

Ahmeti: VV parti e dy njerëzve, që i sjellin vota

Analisti Arben Ahmeti ka theksuar se kandidaturat që kanë pasur trend të rritjes, edhe nëse nuk e kanë fituar garën, mund ta përmbysin atë në balotazh.

Ai në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka theksuar se ka shumë gjasë që në disa komuna të përmbyset rezultati në garën e balotazhit.

“Nëse flasim në këtë drejtim, e kemi një konstatim të përgjithshëm, e ai është se VV na vjen si parti e dy njerëzve, të cilët sjellin vota. Ndoshta ekziston edhe i treti. Abin Kurti, Shpend Ahmeti dhe Dardan Molliqaj, janë ata që sjellin vota. Derisa këta që nuk janë në garë, vota e VV nuk është ajo që e kemi parë”, ka shtuar Ahmeti.

Sipas tij, nuk do të jetë e lehtë përballja e kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi.

“Abrashi ka hyrë në garë me 12 ose 13 për qind të përkrahjes së qytetarëve, përballë Ahmetit me 56 për qind të përkrahjes së qytetarëve. Flasim për dyfishim të votës, e tash në katër javët e ardhshme do të mund të ndryshojë gjendja”, ka shtuar Ahmeti./Telegrafi/