Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se në këtë kohë të pasigurisë, një grup i vullnetarëve po dëshmojnë solidaritetin e shoqërisë sonë.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se prej nesër do të shpërndajnë 2 mijë pako higjienike e pastaj edhe ushqimore për ata që kanë nevojë.
“Në këtë kohë te pasigurisë, një grup i Vullnetarëve po dëshmojnë solidaritetin e shoqërisë sonë. Prej nesër do të shpërndajnë 2 mijë pako higjienike e pastaj edhe ushqimore për ata që kanë nevojë. ??? nga Prishtina
#rriNshpi“, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/