Përpjekjet për të rrëzuar qeverinë, opinionisti Arben Ahmeti i sheh si dështim të opozitës, duke shtuar se janë 8 vjet që ata po dështojnë të sjellin ndryshimin.
“Më vjen mirë që më në fund z. Haradinaj ka hequr dorë nga obsesioni për postin e kryeministrit”, ka thënë ai në “Rubikon” të KTV-së, duke shtuar se pajtohet me deklaratën e tij se ai është në nivel me figurën e Adem Jasharit, mirëpo kjo jo domosdo e bën kandidat të duhur për kryeministër.
“Sot nuk duhet të kesh trimëri për m’u përballë me proceset, të cilat i duhen Kosovës”, përfundoi ai.
Lidhur më këtë, Ardian Gjini i AAK-së ka thënë se nuk ka qenë obsesion për t’u bërë kryeministër, ka qenë vullnet i shprehur me haptazi se të tjerët, përndryshe secili kryetar i partisë e synon postin e kryeministrit.