Site icon Telegrafi

Ahmeti: Veç Thaçi e Mustafa nuk po e pranojnë gabimin për demarkacionin

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur sërish për Marrëveshjen e Demarkacionit Kosovë – Mali i Zi.

Ahmeti, në Facebook ka shkruar se kundër shënimit të tillë të këtij demarkacioni janë shprehur ekspertët e banorët, ndërsa edhe Mali i Zi është i gatshëm të bisedojë për këtë marrëveshje.

“Vetëm, Thaçi e Mustafa nuk po e pranojnë gabimin e vet”, ka thënë i pari i Prishtinës.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Ekspertët po thonë se demarkacioni duhet rinegociuar.

Banorët po thonë se demarkacioni duhet rinegociuar sepse duan të mbesin në Kosovë ku kanë qenë.

Mali i Zi po thotë se janë të gatshëm për të rinegociuar.

Ndërkombëtaret po thonë se asnjëherë nuk e kanë mbrojtur një vijë apo tjetren sepse ajo është çështje në mes dy shteteve, por kanë ritheksuar rëndësinë e përfundimit të procesit sa më shpejtë.

Edhe deputetë të koalicionit nuk janë për ta votuar këtë marrëveshje aktuale.

Të vetmit që nuk po e pranojnë gabimin janë Thaqi dhe Mustafa. Pse duhet ta mbajnë peng krejt këtë proces. Situata sa i përket kësaj çështjeje do të shtensionohej dhe zgjidhej shpejtë”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version