Site icon Telegrafi

Ahmeti: Vdiq dëshmitari kryesor në rastin Dehari

Pas vdekjes së Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se i vdekuri Naser Makolli ka qenë dëshmitar kyç në rastin e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së që vdiq muaj më parë nëQendrën e Paraburgimit në Prizren, transmeton Telegrafi.

Ahmeti thotë se sot ka vdekur dëshmitari kyç në rastin Dehari.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Kur në burg humbi jetën Astrit Dehari, i pari që hyri në dhomë ka qenë i burgosuri Naser Makolli.

Sot, ky dëshmitar kyç ka vdekur në burgun e Lypjanit.

Ende pa u hetuar në mënyrë të pavarur…” (sic.), ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version