Site icon Telegrafi

Ahmeti: Vaksinimi e vetmja zgjidhje, kjo valë e coronavirusit u ngadalësua por nuk do të thotë se nuk do të kemi të tjera

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se vala e coronavirusit në kryeqytet është ngadalësuar, duke njoftuar se sot në kryeqytet numërohen 352 raste aktive, nga 40 mijë sa janë të regjistruar gjithsej.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se 350 persona të infektuar në Prishtinë, kanë vdekur nga ky virus.

“Sipas statistikave zyrtare të IKSHP deri më sot në Prishtinë kemi regjistruar 40 mijë raste me COVID 19, dhe 350 persona kanë vdekur nga virusi”, shkruan Ahmeti.

Tutje ai theksoi se vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

“Sot, aktiv i kemi 352 raste.  Si duket edhe kjo valë u ngadalësua.  Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi valë të tjera.  Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version