Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij të urimit, Ahmeti ka thënë se festa e Kurban Bajramit është festë e solidaritetit e posaçërisht për ata që jetojnë në kushte të rënda.
Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Me fat Bajramin!
Kurban Bajrami është festë e solidaritetit posaçërisht me ata që jetojnë në kushte më të rënda. Paqe e lumturi për të gjithë juve dhe uroj që këtë festë ta kaloni me më të dashurit tuaj. /Telegrafi/