Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e festës së madhe të Fiter Bajramit uron të gjithë besimtarët shëndet, mirëqenie dhe mbarësi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit me dëshirat më të sinqerta për shëndet, mirëqenie dhe mbarësi në familjet tuaja”, thuhet në urimin e Ahmetit.
Duke kujtuar se fryma e Fitër Bajramit është sakrifica, përkushtimi, solidariteti, bamirësia, uniteti dhe harmonia, ai në mesazhin e tij citon se duhet të reflektojmë mbi keto vlera, mbi obligimet ndaj vetvetes dhe njëri- tjetrit si dhe rëndësinë e të qenurit së bashku.
“T’i kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan që ne sot të jemi të lirë dhe të barabartë në trojet tonë.Paqja dhe mirësia qofshin mbi ju dhe familjet tuaja”, e përfundon urimin e tij lideri i BDI-së Ali Ahmeti. /Telegrafi/