Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit dhe politikanit të njohur, Adem Mikullovci.
Ahmeti ka thënë se Mikullovci ishte aktor, intelektual e në fund edhe politikan i rrallë, regjisor i papërsëritshëm i skenës së artit, artit që falë tij dhe gjeneratës së tij i mbijetojë kohëve të vështira që kaluam, por mbi të gjitha ishte një njeri shumë i dashur dhe i afërt me të gjithë.
“Me veprat dhe trashëgiminë̈ që la pas, do të kujtohet edhe për shumë breza pas. U prehsh në paqe axha Adem! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshe aq shumë”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Iku edhe axha Adem!
“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….” tha në Mars. Ishte aktor, intelektual e në fund edhe politikan i rrallë, regjisor i papërsëritshëm i skenës së artit, artit që falë tij dhe gjeneratës së tij i mbijetojë kohëve të vështira që kaluam, por mbi të gjitha ishte një njeri shumë i dashur dhe i afërt me të gjithë. U rritëm me të, me aktrimin e veprat e tij na bëri të qeshim e të qajmë̈, por edhe mësuam shumë, për artin, kulturën e atdhedashurinë̈. Me veprat dhe trashëgiminë̈ që la pas, do të kujtohet edhe për shumë breza pas.
U prehsh në paqe axha Adem! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshte aq shumë. /Telegrafi/