Njohësi i rrethanave politike në Turqi, Amir Ahmeti, thotë se referendumi i mbajtur të dielën e fuqizon Turqinë, duke thënë se një Turqi më e fortë është në interes edhe të Kosovës.
Ahmeti ka theksuar se presidenti turk, Tayyip Erdogan, deri tash e ka ndihmuar Kosovën në fushën e njohjeve ndërkombëtare.
“Është shumë interesant jo për Erdoganin raportet mes Kosovës dhe Turqisë nuk kanë përfunduar pasi në vazhdimësi kemi pasur kontakte me Turqinë”, ka thënë Ahmeti.
“Nuk është problemi i Erdoganit, rëndësi ka se a është në interes të Kosovës të kemi Turqinë më të fuqishme. Erdogan është president që i ka dhënë shumë njohje Kosovës”, ka thënë Ahmeti.
E prej ardhjes së Erdoganit në pushtet, sipas Ahmetit, Turqia nuk e ka asnjë borxh.
“Momentin që Turqia fuqizohet do të kërkojë të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit. Fuqizimi i Turqisë e bën akter shumë të fuqishëm në botë”, ka shtuar ai.
Ai thekson se në përgjithësi në bazë të rregullave të demokracisë si vendet tjera po funksionin edhe Turqia.
“Të drejtat e myslimanëve janë mohuar ku femrat s’janë lejuar në universitete të shkollohen me shami në kokë. Këto të drejta po i kthehen popullit, ku për herë të parë i lejohen femrat me shami në Parlament dhe këto të drejta janë mohuar plot 90 vite”, tha ai.
Sipas Ahmetit, fuqia e shteteve është më e rëndësishmja pasi të gjitha flasin për paqen por të gjitha prodhojnë dhe blejnë armë për tu fuqizuar. /Klan Kosova/