Site icon Telegrafi

Ahmeti: Tryezat dhe dhuratat për gratë më 8 Mars nuk mjaftojnë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti theksoi të mërkurën se pas 16 vjetësh tryezash të rrumbullakëta, milionave të shpenzuara në trajnime, strategjive të pafundme, dhe ligjeve më moderne për barazi gjinore, Kosova mbetet në festimin absurd të 8 Marsit.

Lexoni të plotë postimin e tij

“Pas 16 vitesh tryezash te rrumbullakëta, milionave të shpenzuara në trajnime, strategjive të pafundme, dhe ligjeve më moderne për barazi gjinore, Kosova mbetet në festimin absurd të 8 marsit, me dhurata. Ato dhurata janë blerje e paqes për 364 ditë diskriminim, dhunë, e shtypje. Po harrojmë si duket që për çdo vit po kemi viktima (humbje jete) nga dhuna në familje, që nuk janë pasojë e vetëm “një të çmenduri”, por pasojë e heshtjes kolektive ne fshat e në qytet, pa dallime në moshë kundër diskriminimit të përditshëm.

Kosova ka nevojë për “burra” feministë, për rini “feministe”, për ngritje të zërit për barazi. Tryezat e dhuratat nuk mjaftojnë!?”. /Telegrafi/

Exit mobile version