Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, pasi është bërë subjekt titujsh medial të shtunën në mbrëmje, me publikimin e disa fotografive ku pretendohet se ai po lundron në një jaht, sot ka sqaruar se ku ndodhet.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka treguar se dy-tri ditët e fundit ndodhet në Mal të Zi, por se nuk ka lundruar në det, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Ahmetit:
“Te fala nga unë dhe familja ime në pak vikende që kemi bashkë.
E kuptoj që jam person publik dhe çdo minutë e jetës sime është publike dhe e kuptoj qe jam në përcjellje të kundërshtarëve çdo moment prandaj nuk kanë nevojë fshehtas me fotografu e me bo storie të paqena.
Edhe këto dy-tre ditë edhe në Mal të Zi kam takuar dhjetëra kosovarë që më kanë parë, me kanë përshëndetur dhe janë fotografuar me mua.
P.s.
Kam ardhur me veturën time, e në deti/ujëra nuk kam shëtitur fare, e sonte kthehem. Shpifjet nuk na ndalin, por për bashkëqytetarët e mi gjithmonë kërkoni shpjegime nga unë se nuk ka te keqe” (sic.), ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/