Ka nisur takimi i krerëve të shtetit, i thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Në këtë takim përveç Veselit, po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, ndërkaq po mungon Shpend Ahmeti.
Ahmeti në një prononcim për Telegrafin ka treguar arsyet e mungesës së tij në këtë takim.
“Sot bëhet publike dhe bëhet nënshkrimi i zgjedhjes së Prishtinës për organiziminn e bienales më të madhe të Artit Modern në Evropë “Manifesta””, ka thënë Ahmeti.
Në takimin e ftuar nga Veseli është duke u diskutuar rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. /Telegrafi/