Telegrafi

Ahmeti tregon se kanë filluar procedurat për ndërtimin e strehimores së qenve endacakë në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë dorëzuar në prokurim ndërtimin e qendrës strehimore për qentë endacakë në Prishtinë.

Ahmeti në një postim në llogarinë  e tij në Facebook ka shkruar se përveç qendrës janë duke ndërtuar edhe një park të qenve për shëtitjen e qenve shtëpiakë.

“Pas shumë letrave dërguar nivelit qendror për nevojen për koordinim nacional për çeshtjen e qenve endacak, Komuna e Prishtinës nuk mund të pret më. Sot kemi dorëzuar në prokurim ndërtimin e qendres/strehimores në Prishtinë.

Si shtesë, do t’i vendosim disa pika të ushqimit për qentë endacakë në pika kryesore në qytet.

Për fund, jemi duke ndërtuar edhe një park të qenve për shetitjen e qenve shtëpiakë.

#prishtina animal friendly city” /Telegrafi/