Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kompania “Iveco Bus”, i ka dhuruar Komunës një kombibus të ri për transport të personave me nevoja të veçanta.
Ahmeti , përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo do të mundësojë që të transportohen fëmijët më nevoja të veçanta nëpër shkollat dhe sipas nevojave të tjera, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Ahmetit:
“Iveco Bus, prodhuesi i autobusëve të ri për Prishtinën kanë dhënë donacion për komunën tonë një kombibus të ri për transport të personave me karroca.
Kjo do të na jep mundësi që të transportojmë fëmijët me karroca në komunën e Prishtinës në shkollë e sipas nevojave tjera.
Për këtë shërbim, më shumë javën që vjen” (sic.), ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/